Stafi artistik i edicionit te 61 te Festivalit te Kenges

Pas Alketa Vejsiut, Arbana Osmani prezanton Festivalin e Këngës, në krah të saj edhe Eduarti! Këtë vit, fituesin e zgjedh publiku

13 Nëntor 2022, 15:39| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 15:54

  • Share

Pas, Alketa Vejsiut, Radio Televizioni Shqiptar, huazon një tjetër prezantuese për Festivalin e Këngës. Edicionin e 61-të të kompeticionit më të rëndësishëm muzikor kombëtar, e moderon për këtë vit Arbana Osmani. Në krah të saj, si regjisor do të jetë, partneri i saj në punë e jetë, Eduart Grishaj, me të cilin ndajnë eksperiencën e televizionit në të tjera programe, siç është edhe “Big Brother”.

Stafi artistik plotësohet me dy emra kompetentë të muzikës, si Shpëtim Saraçi dhe Bojken Lako.

 

 “Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.

-Shpëtim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, një nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.

-Eraldo Rexho, “tempulli” i “ëho’s ëho” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjetër, me energjinë e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxori lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuadër, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerëzve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor”, shkruan moderatorja Arbana Osmani.

 

Festivali i Këngës mbahet në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, me 26 këngë pjesëmarrëse.  Këtë vit përzgjedhja e këngës më të mirë që do të përfaqësojë vendin në Britaninë e madhe do t’i besohet votave të publikut.

 Për 16 prej artistëve, ky edicion shënon rikthimin në këtë skenë, ndërsa 10 të tjerë janë të rinj ose grupe muzikore.  Mes emrave të njohur do të marrin pjesë edhe Elsa Lila (me një këngë dedikim për të bijën), Manjola Nallbani, Petrit Çarkaxhiu, Rovena Dilo e Rezarta Smaja.

 

 

Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH: 

    Artisti                                                     Kënga

  1. 2 Farm                                              Atomike
  2. Alban Kondi & Lorela Karoshi         Melodi
  3. Albina Kelmendi                              Duje
  4. Anduel Kovaçi                                 Malli
  5. Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty
  6. Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime
  7. Elsa Lila                                          Evita
  8. Enxhi Nasufi                                  Burrë
  9. Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë
  10. Evi Reçi                                          Ma kthe
  11. Fabian Basha                                 Një gotë
  12. Fifi                                                 Stop
  13. Franc Koruni                                 Në pritje
  14. Genti Hoxha                                 Ajër
  15. Gjergj Kaçinari                              Dje
  16. Luna Causholli                             Jetën ta fal
  17. LYNX                                            Nëse ke besim
  18. Manjola Nallbani                         Dua
  19. Permit of Stay                              Fobia
  20. Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi
  21. Rezearta Smaja                            N’Eden
  22. Rovena Dilo                                 Motit
  23. Sara Kapo                                    Para teje
  24. Serxhio Hajdini                            Vështirë
  25. Urban Band                                 Në çdo hap
  26. Vanesa Sono                                Aroma jonë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks Xinxo: 21/12/2022 08:17

    E dhimbshme si perfundoi festivali dhe RTSH. Eshte bere si tip rotacioni mes KlanTV dhe TopTV. Ne nivel prezantuesish dhe stafi nderrohen 1 here ne vit. Ndersa drejtimi 8 vjet Petrit Beci klanori, 8 vjet Keli Topit. 3 vjet ndenji Thoma Gellçi pastaj e hoqen keta pisat e Klan & Top se RTSH filloi ti hiqte publikun ketyre strukturave mediatike te pronareve qe vetem me median e lire nuk kane asnje lidhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?