Pas Yuri Kim edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka vendosur që të vizitojë malet e bukura të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se malet e vendit tonë ofrojnë pamje të mahnitshme dhe dramatike në të njëjtën kohë.
Ai ka bërë ngjitje në Lepushe, në Majën e Vajushës. Soreca ka bërë foto në majën e malit edhe me flamurin shqiptar.
"Hiking në Lepushe ju çon në zemër të Alpeve Shqiptare! Ne u ngjitëm në Maja e Vajushes në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në të dy luginat. Për të mos u humbur", shkruan Soreca.