Dy vëllezërit shqiptar të cilët mahnitën jurinë në ‘America’s got talent’ me performancën e tyre akrobatike, kanë vendosur të sfidojnë veten edhe në një vend tjetër, tashmë në Europë.
Dy akrobatët shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla, morën pjesë në “Got Talent: All-Stars” në Spanjë ku dhuruan emocione dhe mahnitën edhe një herë jurinë dhe publikun.
Vëllezërit pohuan para jurisë spanjolle se jeta e tyre ndryshoi pas pjesëmarrjes në “America’s Got Talent”.
“Jemi nga Shqipëria, por pasi morën pjesë në “AGT”, bëmë një audicion shumë të mirë dhe jeta jonë ndryshoi. U zhvendosëm në Shtetet e Bashkuara. Kështu që sonte vijmë nga New York-u”, tha Arnoldi.
Ndërsa vëllai tjetër Artani u shpreh se këtë kompeticion e sheh si një trampolinë për të ardhmen.
“Jam këtu sepse e shikoj “Got Talent: All Stars” si një trampolinë të madhe për të ardhmen time për të realizuar ëndrrën time që të hap “Got Talent Albania”, tha ai.