TIRANË - Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndërsa Partia Socialiste duket se ka nisur punën për 14 majin. Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve dhe padyshim që fokusi kryesor ka qenë aksioni i PS për 14 majin.
Takimi u zhvillua për rreth katër orë në Vilën 30 në Tiranë. Drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur para kryesocialistit një bilanc të punëve që janë bërë deri më tani, por edhe objektivat e reja.
Një fokus të madh në mbledhje ka marrë edhe veriu i vendit, pasi drejtuesit Kukësit, Shkodrës, Tropojës kanë qenë të parët që kanë raportuar për situatën në terren. PS këto zgjedhje vendore kërkon me çdo kush fitoren në Shkodër, bastioni historik i së djathtës. Për këtë objektiv, PS ka bërë është një lëvizje, pasi deputeti i Partisë së Lirisë, Agron Çela do t'i bashkohet PS. Pas veriut të vendit, fokusi ka qenë tek Tirana dhe Durrësi, e më pas të gjitha qarqet me radhë.
Burime nga takimi, konfirmuan për Report Tv se me elektoratin dhe anëtërsinë socialiste PS ka zhvilluar paraprakisht sondazhe lidhur me kryebashkiakët aktualë, për punën e bërë prej tyre dhe kush duhet të rikandidojë për një mandat tjetër në 14 maj. Po ashtu në analizë të bazës së PS kanë qenë edhe kandidatë të tjerë që mund të përfshihën në garën për kryebashkiakë. Por nuk kanë mbetur jashtë fokusit edhe kalimi në 'sitë' i kandidatëve të opozitës, të cilët të paktën nga Rithemelimi janë bërë publikë dhe u zgjiodhën përmes primarave.
Një fillimvit intensiv duket ky për kryeministrin Edi Rama, i cili pas mbledhjes së fundit maratonë me kabinetin e tij, sot u ndal në Presidencë. Për rreth 1 orë e 20 minuta, kreu i qeverisë zhvilloi bisedë këtë të premte me presidentin Bajram Begaj, të cilin e informoi mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës. Po ashtu folën për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet diplomatike. Pasi u largua nga Presidenca, kryeministri u ndal te Pallati i Kongreseve, ku mblodhi drejtuesit e institucioneve dhe më pas zhvilloi takimin me drejtuesit e qarqeve.
Këto takime vijnë pas mbledhjes maratonë për 16 orë e 25 minuta të kreut të qeverisë me ministrat, me të cilët bëri bilancin e vitit 2022 dhe projektet për 2023 që është edhe vit zgjedhjesh. Në fund të fjalës së tij në mbledhje, kreu i qeverisë tha se ka një synim të qartë sa i takon parashikimit për fitimin e zgjedhjeve lokale. "Mbi bazat e 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do ta bëjmë tërmet", tha Rama duke nënkuptuar fitimin me rezultat të thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve ka përfunduar. Takimi zgjati rreth katër orë dhe u zhvillua në vilën 30 në Tiranë.
Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e vendit. Ashtu siç ishte përcaktuar takimi ka nisur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në vilën 31 në Tiranë.
Për të bërë një bilanc për vitin që lamë pas por edhe shpalosjen e planit të punës për vitin 2023, kryeministri Rama pati një takim sot me krerët e institucioneve dhe drejtuesit socialistët.
Në këtë fotogaleri keni momentet më pikante të të gjithë pjesëmarrësve. Ka të tillë që përqafohen dhe puthen me njëri-tjetrin, ashtu si edhe diskutime plot ‘pasion’.
Në këto foto Edi Rama shfaqet i duke biseduar me Ulsi Manjën. Me gishtin drejtuar nga Manja, Rama u fotografua i nervozuar, ndërkohë që nuk dihet se për çfarë është biseduar.
Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga takimi me presidentin Bajram Begaj duke thënë se diskutuan për një sërë çështjesh.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, shkroi Rama.
shume mir ben qe i merr vendimet duke u konsultuar me te gjith
PërgjigjuTermet ky vit mase ben 9 ball surrel
Përgjigjuishalla ky vite te jet amkoma me i suksesshem
Përgjigjurespekte
Përgjigjukeshtu duhet te ecim me plan dhe te rreguloim scdo sektor
Përgjigjukeshtu fillohet viti me pune
Përgjigjullogarite cfar shteti kemi, kryeministri urdheron presidentin, hajde gallate hajde.
Përgjigju