Sport

‘Pas Andorrës u hap shampanja me hipokrizi’, Kushta për rekordin e Kombëtares: 12 pikë me ekipe sa Astiri

16 Nëntor 2021, 15:02| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 15:04

  • Share

Rekordi i 18 pikëve të grumbulluara dhe fitorja kundër Andorrës sipas ish-futbollistit të kombëtares dhe Flamurtarit Sokol Kushta nuk kanë asnjë vlerë. Kjo sepse sipas tij ka hipokrizi, pasi 12 pikë janë arritur ndaj skuadrave të dobta si Andorra dhe San Marino.

“Kur u mbyll ndeshja e fundit pashë optimizëm dhe gëzim. U hap shampanja në kampin kuq e zi. Fillova të dëgjoja dhe lexoja komente pafund, dhe thashë me vete: Këta ose nuk dinë fare nga futbolli ose janë hipokritë të mëdhenj. Diskutojnë për një rekord historik të pikëve të marra, por harrojnë që 12 pikë i kanë marrë ndaj dy ekipeve që janë sa Astiri si lagje, dhe 6 pikë ndaj Hungarisë në sajë të Brojës”.

Sipas tij, “askush nuk diskutoi për problemet dhe mënyrën e lojës, sa keq luajtëm. Unë them të ulen me këmbë në tokë dhe të bëjnë analizë të thellë për mënyrën e lojës

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?