Pas apelit në Report Tv, dy qytetarë nga Pogradecit i përgjigjen kërkesës për ndihmë të familjes Lloha! I dhurojnë karrocë elektrike djalit me sindromën ‘Down’

17 Qershor 2023, 15:56| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 18:05

  • Share

Arbër Male dhe Shkëlqim Merollari ja dy Pogradecarë që i’u përgjigjën thirrjes së Report TV për të ndihmuar familjen ku jetojnë 3 persona në gjendje jo të mire shëndetësore.

Karroca elektrikë për Aldo Llohën është një realitet tashmë. I vogli prej muajsh nuk kishte dalë nga banesa pasi i ati i cili e shëtiste me karrocë, i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Ditën e premte Arbër Male personalisht vizitoi familjen dhe veç karrocës elektrike, mori përsipër t’i dhurojë për 4 vitet e ardhshme gjysmën e rrogës së këshilltarit të këshillit Bashkiak Pogradec, familjes Lloha që është në gjendje tepër të vështirë ekonomike.

Report Tv u interesua pranë pushtetit vendor mbi strehimin e kësaj familje dhe sipas koordinatorit të lagjes Idajet Gozhdari kanë filluar proçedurat që kësaj familje të mund ti lidhet bonusi i qerasë nga ana e Bashkisë.

1687011470_karrigemerrota.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delinquenti: 17/06/2023 19:56

    BRAVO JU QOFT dy zotrive, shpresoj qe kjo te sensibilizoje dhe shum te tjere qe KANE MUNDESI TE BEJNE GJERA TE TILLA sepse ka njerez te mire dhe qe kan mundesi te bejn mire BRAVO JU QOFTE dhe nje here

    Përgjigju
  • Beni: 17/06/2023 18:11

    Nje xhest qe duhet ta bejne te gjithe qe Kane mundesi bravo te dy zotnive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?