Pas apelit në Report TV, qytetarët ndihmojnë 4 fëmijët në Memaliaj, gjyshja: Mu ndodhët në ditë të vështirë

20 Shtator 2019, 20:21| Përditesimi: 20 Shtator 2019, 20:48

  • Share

Apelit të familjes së Gjolek Duraj në fshatin Tosk Martalloz në Bashkinë Memaliaj në Report TV për të dërguar 4 fëmijët në shkollë u janë përgjigjur qytetarët. 

"Unë do vete në shkollë me librat që më dërguat ju, në vit të parë. Falemnideri Report Tv që na ndihmuat, edhe familjes  nga Saranda që na ndihmoi." kanë thënë fëmijët.

Librat e munguar janë plotësuar dhe tashmë fëmijët e familjes Duraj, do të shkojnë në shkollë. Ajo që është më e gëzuar që fëmijët do të marrin çantat për në shkollë  duket se është gjyshja.

"Faleminderit Report Tv që mu ndodhët në këtë ditë të vështirë . Nga dita e nesërme do të shkojë në shkollë fëmijët. " tha gjyshja.

Gjolek Duraj, babai i 4 fëmijëve u burgos për lëndë narkotike, tashmë ai ka dalë nga burgu dhe ka nisur të sigurojë pak të ardhura duke mbledhur bimë medicinale sa për të blerë bukën e përditshme për të shtatë pjesëtarët e familjes.

"Kam dalë nga burgu dhe mbledh bimë medicinale që ndihmoj familjen" ka thënë babai i fëmijëve.

Së bashku me të atin do të punojë edhe djali i madh, Sokrati, kështu do të kenë më shumë të ardhura për të jetuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?