Kronikë

Pas apelit të Report TV, nis riparimi i aksit Kavajë-Rrogozhinë! Menaxheri i projektit: Ka qenë në procese gjyqësore! Brenda prillit mbyllim edhe superstradën Tiranë-Durrës

1 Prill 2021, 13:38| Përditesimi: 1 Prill 2021, 16:43

  • Share

Pas apelit të Report Tv, Autoriteti Rrugor ka nisur riparimin për vendosjen e bordurave, sinjalistikave, ndriçimit në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të Gosës, që ishte shndërruar në një burim aksidentesh.

Në Kavajë-Rrogozhinë, në të dyja drejtimet, filloi puna për riparimet e shtresave asfaltike të dëmtuara dhe të elementeve të sigurisë rrugore”, shkruan ARRSH.

4 viktima dhe 6 të plagosur u rregjistruan në 2 muaj gjatë përiudhës janar-shkurt 2021 nga aksidentet në këtë aks. Ngjarjet kanë qenë kryesisht për shkak të demtimit të rrugës. Përmes pamjeve të treguara nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta gropat shihen njëra pas tjetrës. Vetëm në 2 km rrugë, gazetari tregoi për 13 gropa të tjera.

Klodian Sava menaxheri i projektit të Bankës Botërore për “Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore bazuar në Rezultate”, tha se në këtë aks nuk është ndërhyrë më parë sepse ka qenë në procese gjyqësore. Riparimet e gropave dhe të sinjalistikat ai tha se do ti bëjnë për 2 ose 4 ditë, ndërsa me mirëmbajtjen rutinore do të vijojnë pa ndërprerë.

Ndërkaq ai shtoi se pas përfundimit të këtij aksi do të nisë dhe riparimi i superstradës Tiranë-Durrës.

1617277255_kavaje.jpg

 

Ora 14:05
Menaxheri i projektit të rrugës Kavajë-Rrogozhinë: Aksi ka qenë në procese gjyqësore, e riparojmë për disa ditë! Brenda prillit mbyllim edhe superstradën Tiranë-Durrës

Klodian Sava menaxheri i projektit të Bankës Botërore për “Mirëmbajtje dhe Siguri Rrugore bazuar në Rezultate”, ka folur për Report Tv lidhur me nisjen e riparimit të aksit Kavajë-Rrogozhinë pasi dje shqiptarja.com bëri apel se kjo rrugë ishte kthyer në një kërcënim për shoferët.

Sipas tij në këtë aks nuk është ndërhyrë më parë sepse ka qenë në procese gjyqësore. Riparimet e gropave dhe të sinjalistikat ai tha se do ti bëjnë për 2 ose 4 ditë, ndërsa me mirëmbajtjen rutinore do të vijojnë pa ndërprerë.

“Ky aks rrugor ka qenë në procese gjyqësore që kanë krijuar një vakum sa i përket mirëmbajtjes së këtij aksi. ARRSH vendosi që projekti jonë ta marrë në mirëmbajtje këtë aks. Kemi bërë dhe aprovimet përkatëse dhe kemi filluar ndërhyrjet në këtë aks. Nuk është një reagim i menjëhershëm, ka qenë në vëmendjen e ARSH.  Riparimet e gropave do ti bëjmë për 2 ose 4 ditë por edhe sinjalistikat. Do vijojë në mënyrë të pandërprerë dhe mirëmbajtja rutinore".

Ndërkaq ai shtoi se pas përfundimit të këtij aksi do të nisë dhe riparimi i superstradës Tiranë-Durrës.

"Sapo të përfundojmë këtu do bëjmë një ndërhyrje emergjente edhe në superstradën Tiranë Durrës për të ndërhyrë. Brenda mesit të prillit shpresoj ta kemi mbyllur dhe këtë aks por edhe të tjera”, tha ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?