Florenc Çela dhe një nxënës duke bërë peshëngritje

Sociale

Pas apelit të trajnerit në Report Tv, peshëngritja do futet në shkolla

7 Korrik, 15:06| Përditesimi: 7 Korrik, 15:13

  • Share

Sporti i peshëngritjes do të përfshihet në projektet sportive në shkolla. Trajneri Florenc Çela, përmes Report TV ia ka dalë të plotësojë kërkesën e tij, për talente shqiptarë në peshëngritje, si Ilir Suli, Erkand Qerimaj apo Daniel Godelli.

Pas ankesës së tij, trajneri është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila e fton në tryezën e diskutimit me ministrinë e Arsimit.

Më datë 11 korrik në ambientet e federatës shqiptare të peshëngritjes do të zbulohen më shumë detaje, ku do të shpërndahen edhe licencat për trajnerët që do të merren me fëmijët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?