Pas 'Arena Kombëtare', projektohet stadiumi i radhës në Shqipëri

28 Maj 2019, 07:57| Përditesimi: 28 Maj 2019, 08:03

  • Share

Listës së qyteteve shqiptare që do të kenë stadium të ri i është shtuar edhe Fieri. Këtë e konfirmon vetë kryetari bashkisë, Armando Subashi. Ai ka zhvilluar një takim "kokë më kokë" me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në të cilën kanë njoftuar se së shpejti fillon projektimi dhe se FSHF do të financojë 35% të projektit.

‘Biseduam dhe dakortësuam fillimin e punës për projeketimin, financimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri të futbollit. Subashi ka falenderuar presidentin Duka , i cili në emër të federates mori përsipër 35 përqind të financimit", njofton Bashkia e Fierit.

Stadiumi i ri ka qenë një nga premtimet elektorale të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me fierakët në kuadër të turit "Bashkia që duam". Gjatë fjalës që mbajti para banorëve, Rama u shpreh se stadiumi aktual i qytetit është i vjetruar, për këtë arsye, sipas tij, do të ndërtohet një stadium i ri, larg atij aktualit, me të cilin do të identifikohet qyteti i Fierit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?