Pas arrestimit të Ilir Metës, plas humori i zi në rrjet: Nga sëlltikasi “FreeLike” dhe ‘O Dumduman ku je?’, te ‘Mos e rruj hiç’, ‘Duhan të dredhur për Liken’ dhe ‘Majat e larta’

22 Tetor, 11:01| Përditesimi: 22 Tetor, 11:06

  • Share

Pak orë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me 3 akuza të rënda nga SPAK dhe masë sigurie “arrest me burg” nga GJKKO, nuk ka munguar as “humori i zi” i ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale.

Fotomontazhe komike që shfaqnin Ilir metën në qeli, si tifoz i Celltik, në takime elektorale dhe në bisedë telefonike me Monika Kryemadhin duke dhënë porosi, të shoqëruara me batuta ironike, plot sarkazëm dhe gazmore.

Disa prej tyre ishin një tifoz i Celltik me parullën “FreeLikja”, apo vetë Meta me fanelën e klubit të njohur skocez. Ose një tjetër brenda qelisë dhe me batutën “Këto janë hekura jo shumë të lirë, por që i shkojnë formatit tim”.

Kishte nga ata që rikujtonin akuzat që kreu i PL i bëri drejtuesit të SPAK, Altin Dumani kohë më parë, duke ia kthyer me ironi: “Më fal se nuk e kisha seriozisht, o Dum Duman!”.

“Dy pako me duhan të grirë për Liken, o Viso! Se letër ka vetë me atë bllokun...”, ishte një tjetër fotomontazh me avokatin Maks Haxhia, që dikur porosiste dy paketa duhan pas arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Dhe një tjetër ku Meta bisedon me kryemadhin dhe e porosit: “Amanet Tedin, se është pak çyryk!”, kurse ajo që i përgjigjet nga krahu tjetër: “Mos e rruj hiç!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?