Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet'

Politikë

Pas arrestimit të kandidatit të 'Nisma Shqipëria Bëhet' Sarandë reagon Lapaj: Nuk përfaqëson më koalicionin tonë, nuk na shantazhoni dot

7 Maj, 20:44| Përditesimi: 7 Maj, 20:57

  • Share

Kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ergys Isufajt, kandidat i koalicionit që Lapaj përfaqëson. Sipas reagimit të Lapajt, Isufaj nuk përfaqëson më subjektin e tij politik, ku mesa duket nënkupton përjashtimin e tij. 

Nga ana tjetër, Lapaj e nis statusin e tij duke ironizuar dhe shigjetuar njëkohësisht drejtuesin politik të PS-së për diasporën, Taulant Balla, duke i thënë: “Nuk do t’ia dilni të më shantazhoni.” Ky reagim erdhi pas një statusi që Balla ka publikuar në rrjetet e tij sociale ironizonte Lapajn për lajmin e publikuar. 

Në fund, Lapaj thotë se do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për të çmontuar pushtetin qeverisës dhe i bën apel qytetarëve që të mos manipulohen.

Reagimi i plotë i Indrit Lapajt:

Faleminderit Taulant! Nuk do t’ia dilni të më shantazhoni!
Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral, nuk përfaqëson më Koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet".
Nuk ka metodë të ish-Sigurimit të Shtetit që na ndal. Jo 1, po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.
Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk ia dolët dot. Sot, në finale, pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.
Po si i paaftë që je, dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.
Pasi nuk ju funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.
Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, po qe në dorën tonë.
Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk, sido që të ketë ndodhur! Ua tha i ndjeri Pjetër Arbnori: Ju jeni specialistë!
Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!
Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë dhe të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit!
Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!

Isufaj është arrestuar ditën e sotme në flagrancë nga policia e Sarandës pasi i është gjetur një dozë kokainë. Sipas raportimeve kandidati është vendosur në pranga pas takimit me dy persona në Sarandë, e ku më pas është nisur për në Borsh, ku policia e ka ndaluar.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 08/05/2025 11:04

    Nga fotua duket sikur po imiton Vladimir Iliç Lenin-in.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?