PL kallëzon në SPAK kryetarin e Kamzës Rakip Suli! Kalaja: Ka kryer disa vepra penale

11 Shtator 2023, 12:22| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 13:52

  • Share

Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.

Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera.

Në emër të banorëve të Kamzës, avokatja Adriana Kalaja tregoi detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli.

Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën.

“Këshilltarët e opozitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?