Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Politikë

Pas Bashës, edhe Kryemadhi pritje në Korçë me makina, lule e turmave të njerëzve pa ruajtur distancën: Nuk ka më shitje dhe blerje të votës

10 Prill 2021, 18:55| Përditesimi: 11 Prill 2021, 13:45

  • Share

KORÇË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar, edhe pse në mënyrë jo direkte, procedimin penal të drejtuesit politi të LSI në Pukë, për shitblerje vote. Sipas saj, nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre të votave, teksa tha se fitorja e LSI në Korçë është e pashmangshme. 

"Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja", tha Kryemadhi.

Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi i është organizuar një pritje me makina, buqeta me lule, mes turmave të njerëzve pa ruajtur asnjë masë anti COVID-19. Teksa turma e njerëzve në takim po thërrisnin 'Rama ik', Kryemadhi kërkoi që të thërritej Shqipëria.

"Ju dëgjoja tek thonit pak më përpara RAMA IK. Do ju lutesha të thërrisnit Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është vendi ynë. Shqipëria është gjëja më e shtrenjtë që ka secili nga ne. Sepse fjala më e shtrenjtë për ne nuk është Rama ik, fjala më e shtrenjtë për ne është Shqipëria. Gjëja më e shtrenjtë për ne është flamuri ynë kombëtar. Këto dy gjëra, të cilat Rilindja do që t’i shkatërrojë, ne nuk duhet t’i lejojmë kurrë që t’i marrë nëpërkëmbë një i çmendur që po i çmend të tërë", tha Kryemadhi. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 11/04/2021 09:40

    "Bravo"kapter Fazlli Zholi, kokrra e kapterit servil të ish divizionit të Korçës,por të gjatin e të gjatit ke për të marrë si biberon që t'a mbash në gojë edhe 4 vjet të tjera ti bashkë me Mona baxhellen kapterooo.

    Përgjigju
  • robi: 10/04/2021 21:51

    Ik moj leshdhije moj e cmendur se vetem mrroklla flet, te kane mbaruar fjalet ke marre fund . Per skrap me 25 prill Nafije dybeku

    Përgjigju
    • robi: 11/04/2021 13:00

      Perpelitjet e fundit te gruas me te urryer te planetit per te ngritur moralin e leshelise qe ka rene nen nivelin zero pra eshte negativ. Shkermoqje totale, largim masiv i votuesve nga sekti naziskin i leshitlikes dhe Habib Burgibes.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?