Bota

Pas BE edhe SHBA, vendos sanksione kundër Bjellorusisë për incidentin me avionin e pasagjerëve

29 Maj 2021, 15:28| Përditesimi: 29 Maj 2021, 15:31

  • Share

Pas sanksioneve të BE dhe bllokimit të fluturimeve ajrore nga vendet evropiane për Bjellorusinë, ditën e sotme edhe Shtetet e Bashkuara do të godasin me masa ndëshkimore regjimin e Presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Javën e kaluar Bjellorusia e detyroi një avion pasagjerësh të kompanisë Ryanair të ndryshonte itinerarin dhe të ulej në Minsk, pas një skenari të sajuar se kishte bombë në bord, me qëllimin e vetëm arrestimin   e një gazetari që njihet si kritik i regjimit.

Zëdhënësja Jen Psaki bëri thirrje për “hetime të mirëfillta lidhur me ngjarjet e 23 majit” të cilat i cilësoi si një “goditje e drejtpërdrejtë ndaj normave ndërkombëtare”. Psaki theksoi se Shtëpia e Bardhë njoftoi se po bashkëpunon me Bashkimin Evropian për një listë sanksionesh të shenjestruara tek figura kyçe të regjimit bjellorus.

E ndërkohë që përgatiten sanksionet e reja më 3 qershor hyjnë në zbatim sanksionet ekonomike që njoftoi Uashingtoni në prill kundër disa ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse, të vendosura si rezultat i shtypjes me dhunë të protestave pro-demokracisë nga autoritetet bjelloruse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?