Bota

Pas bombardimit të Sirisë, Franca kërkon bisedime: Të zgjidhim krizën

15 Prill 2018, 12:30| Përditesimi: 15 Prill 2018, 14:54

  • Share

Pas raketave mbi vendndodhjen e laboratorëve sirianë të armëve kimike, i vjen radha bisedimeve. Këtë po mundohet ta bëjë Franca e cila ka shprehur gatishmërinë të bindë Rusinë të përfshihet në bisedime politike për të gjetur zgjidhje për Sirinë. Gazeta franceze “Journal du Dimanche” shkruan se Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka deklaruar se “nevojitet që të bashkojmë përpjekjet tona për të promovuar një proces politik në Siri, që do të lejonte ndjekjen e një rruge për zgjidhjen e krizës”.

Franca ka mbajtur kanale të vazhdueshme komunikimi me Rusinë, edhe pse tensionet mes Lindjes dhe Perëndimit janë përkeqësuar ndjeshëm. Këtë e dëshmon edhe biseda telefonike që pati këtë të premte Presidenti francez, Emmanuel Macron, me homologun e tij rus, Vladimir Putin.Telefonata u zhvillua pak orë përpara sulmit të koordinuar nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?