Bota

Pas Brexit, qytetarët evropianë kanë 28 ditë afat për të aplikuar për qëndrim në Britani

23 Qershor 2021, 11:48| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 11:51

  • Share

Pas Brexit, zyrtarët britanikë do të nisin të lëshojnë paralajmërime 28-ditore për qytetarët e Bashkimit Evropian, që të mund të vazhdojnë të jetojnë në Mbretëri të Bashkuar. Mirëpo autoritetet do të ofrojnë afat të pacaktuar për plotësimit e formularit, nëse qytetarët kanë arsyetim për vonesë.

Më shumë se 5.6 milionë qytetarë të Zonës Ekonomike Evropiane kanë aplikuar për të qëndruar në vend, pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Mirëpo rreth 400,000 raste tjera janë ende të pazgjidhura dhe linja qeveritare për ofrim të ndihmës, është duke pranuar mijëra thirrje në ditë.

Çështja e rregullimit të statusit për banorët e BE-së në Britani, ka nisur pas referendumit për largim të këtij shteti nga blloku evropian, pesë vjet më parë.

Përmes këtij procesi qytetarëve u mundësohet e drejta për të banuar, udhëtuar, punuar dhe qasja në kujdes shëndetësor në Britani.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?