Zjarri ne kontenieret e plehrave te '21 Dhjetori'

Kronikë
Top 24

Pas çerdheve, dy zjarre të tjera sot në Tiranë, dyshohet të qëllimshme

23 Gusht 2018, 19:05| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 19:46

  • Share

Pas dy rasteve, sipas zjarrfikëses të qëllimshme në dy prej çerdheve të Tiranës, fushata e zjarrvënieve vijoi edhe sot, duke hedhur dyshime të forta se mund të jetë e organizuar.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, persona të paidentifikuar i vunë flakën sot dy konteinerëve mbetjesh, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke shuar zjarrin.

Një tjetër zjarr u shua menjëherë nga punonjësit e zjarrfikëses edhe në qendër të Tiranës, te lulishtja pranë Sahatit. Të dyja rastet janë neutralizuar pa dëme.

E ndërsa kanë filluar hetimet, nga dyshimet e para nuk përjashtohet pista që këto zjarrvënie mund të jenë pjesë e një fushate për të krijuar panik në kryeqytet. Për zjarrvëniet në të dyja çerdhet, Partia Demokratike akuzoi Bashkinë e Tiranës. Për zjarrvëniet në të dyja çerdhet, Partia Demokratike akuzoi Bashkinë e Tiranës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 23/08/2018 19:50

    Filluan pune shkaterruesit e Shqiperise,te frymezuar si gjithmone nga partia e qaflesheve(PD)...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?