Roman Abramoviç

Pas i morën Chelsea-n, Abramovich bëhet gati të blejë një klub tjetër evropian

23 Mars 2022, 18:41| Përditesimi: 23 Mars 2022, 18:51

  • Share

Oligarku rus Roman Abramoviç nuk po heq dorë nga futbolli dhe synon që të kthehet sërish, pasi Britania e Madhe i hoqi pronësinë e Çelsit.

Abramoviç megjithëse është në listën e personave të sanksionuar nga Bashkimi Europian për lidhjet që ka me Vladimir Putin, po synon që të blejë klubin e njohur turk Goztepe. Kështu raportojnë mediat turke, ndërsa Turqia është një shtet që nuk ka ndërmarrë sanksione ndaj tij.

E përditshmja “Fanatik” ka bërë të ditur se miliarderi ka hedhur grepat mbi Goztepe, i cili në fakt po kalon momente krize dhe është shumë pranë rënies nga kategoria e dytë  në këtë vend. Sipas mediave turke ai është takuar këto ditë me Mehmet Sepil, pronarin aktual, për të diskutuar shifrat.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?