Foto ilustruese

Pas Cosa Nostra-s, radhën e ka Ndragheta! Policia italiane arreston 56 anëtarë të mafias famëkeqe, sekuestrohen 250 milionë euro pasuri

26 Janar 2023, 18:37| Përditesimi: 26 Janar 2023, 18:50

  • Share

Pas goditjes së mafias ‘Cosa Nostra’ lideri i së cilës u arrestua ditë më parë, policia italiane ditën e sotme ka arrestuar 56 persona në të gjithë vendin të akuzuar për lidhje me mafian italiane ‘Ndragheta’. Në total u sekuestruan 250 milionë euro pasuri që dyshohet se vinte nga aktiviteti kriminal. Akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve, janë zhvatje, rrëmbim, trafik armësh, korrupsion dhe mashtrim.

Autoritetet italiane teksa u shprehën për operacionin, thanë se shuma e madhe e aseteve të sekuestruara konfirmojnë fuqinë ekonomike të klanit Ndragheta që u godit ditën e sotme.

Operacioni i policisë vjen vetëm një javë pasi një nga të arratisurit më të kërkuar në Itali, bosi famëkeq i mafias siciliane Matteo Messina Denaro, u arrestua në Palermo.

Klani 'Ndrangheta i ka rrënjët në rajonin jugor të Kalabrisë, por tani është përhapur në të gjithë gadishullin dhe në pjesën tjetër të kontinentit. Kjo organizatë është e përfshirë në kontrabandën e drogës në Evropë, duke mbajtur lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?