TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve u konstitua sot (28 mars 2024) grupi i punës për ‘Reformat’, që do dialogojë mbi ligjet që kërkojnë shumicë votash. Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij grupi pune që përbëhet nga 6 anëtarë. Grupi i punës u ngrit pas një mbledhje me dyer të mbyllura për rreth 1 orë në Komisionin e Ligjeve, ndërsa të premten e javës së ardhshme pritet që të caktohet edhe objekti i punës.
Pas mbledhjes, përfaqësues të Rithemelimit thanë për mediat se Reforma Zgjedhore është prioritet i tyre. Dakordësinë për të çuar para punën për Reformën Zgjedhore e konfirmoi edhe Damian Gjiknuri i PS, i cili tha se do adresojnë rekomandimet e ODHIR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot filloi punë për të punuar me konsensus. Do të hulumtojmë modalitetin e punës për ligjin zgjedhor”, tha Gjiknuri.
Teksa Lulzim Basha refuzoi që të marrë pjesë në këtë grup pune, Gjiknuri tha se konsultimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do bëhen me të gjitha forcat politike, duke lënë sërish një ftesë të hapur edhe për kreun e PD.
Me ngritjen e grupit të punës i jepet lamtumira Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj i cili u mbyll javën e kaluar pa asnjë produkt. E megjithatë Gjiknuri nënvizon se konsultimet që janë arritur në komisionin e Reformës Zgjedhore nuk janë ‘shumëzuar me zero’, por do merren në konsideratë.
“Konsultimet nuk janë vrarë. Opinionet dhe rekomandimet konsiderohen. Nëse do të gjejmë dakordësi mes gjithë faktorëve politikë. Janë të përfshirë edhe deputetë të tjerë nëse duan të marrin pjesë me këtë çështje. Janë pjesë e këtij grupi sa herë diskutohen.
Komisioni e mbaroi afatin nuk arriti gjë. Ne do të përpiqemi me të gjitha forcat që janë në këtë grup dhe jashtë grupit. Edhe grupi i Bashës ka të drejtën të marrë pjesë në mbledhje. Do këtë transparencë kur të ketë një modalitet pune", tha Damian Gjiknuri.
Sa i takon amnistisë penale që ka mbetur e bllokuar në Kuvend prej dhjetorit, opozita tha se nuk u diskutua në mbledhjen e sotme, por nuk përjashtuan as një diskutim javën e ardhdhme.
“Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Do shohim kush janë zgjidhjet konkrete që opozita të arrijë objektivat e saj.”
Nga ana tjetër, Gjiknuri u shfaq komfort, teksa tha se çështja e amnistisë është e tejkaluar dhe tashmë duhet të marrë votat në Kuvend.
Amnistia është e tejkaluar është në seancë. Nuk e kemi konsideruar pasi është në një fazë më të avancuar. Thelbi është çështje që kërkojnë koncesnus në interes të integrimit të vendit në BE. Formati është dialog. Amnistia duhet të marrë votat e nevojshme, ka një dialog mes grupeve parlamentare", tha Gjiknuri.
Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Ndërsa vendi që refuzoi Lulzim Basha, i është lënë Partisë së Lirisë. Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë edhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.
Oerd Bylykbashi- Rithemelimi
Erisa Xhixho- Partia e Lirisë
Dhurata Çupi- Rithemelimi
Klotilda Bushka- PS
Toni Gogu- PS
KLSH dhe ministria e shendetsise te hetoje ne spitalin rajonal shkoder ka shefa sherbimesh pencionista , ne kundershtim te plote me ligjin.
Përgjigju