Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Lorenc Hasrama flet për lidhjen me Keisi Medinin

9 Prill 2023, 13:53| Përditesimi: 9 Prill 2023, 13:59

  • Share

Këngëtari Lorenc Hasrama ka folur pas daljes nga Big Brother dhe lidhjen e tij me Keisi Medinin. I ftuar në Fan Club, Lorenci u shpreh se nuk ka pasur si qëllim të ndikojë në marrëdhënien e Keisit me Kristin.

“Unë Sabiani nuk e di se për çfarë ka qenë në dijeni apo jo, por unë ju kam kërkuar falje dhe Keisit, dhe Sabianit. Unë Sabianin e kuptoj si prind. Unë u preka shumë kur ndodhi, atë natë doja të dilja.

Unë nuk mendoj që u ndikua nga unë Keisi që u nda. Unë i kam pas gjërat e mbyllura me Keisin. Unë s’do bëja kurrë diçka për lojën”, u shpreh Lorenci.

I pyetur për reagimin e Sabianit, Lorenci tha se nuk është në dijeni se sa informacion ka pasur ai për lidhjen me Keisin.

Lorenci u largua mbrëmë shtëpinë e Big Brother me dëshirën e tij, pasi tha se nuk po duronte dot më.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?