Familja Shaqiri gjatë ceremonisë buzë detit

Pas dasmës, Ilir Shaqiri po planifikon të bëhet baba për herë të dytë? Balerini flet 'pa doreza'

19 Qershor 2022, 11:42| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 11:46

  • Share

Pak javë më parë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit.

I ftuar në emisionin ‘Rudina’ fituesi i “BBVIP” është shprehur se tashmë pas dasmës po planifikojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër me Emanuelën. Madje ai është shprehur se kësaj herë ka dëshirë që të jetë babai i një djali.

“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë.”- zbuloi ai.

Rikujtojmë se në ditën e dasmës së tyre Iliri së bashku me të ftuarit festan gjithashtu dhe ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

 Vëmendje mori mungesa e mikut të tij Sabiani i cili për çudi nuk ishte pjesë e dasmës. Mungesa e tij ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 22/06/2022 19:53

    Don me ba si ktu ne Itali qe kur shkojn me marr femijet ne kopesht o shkolle i thone la ardh gjyshi me te marr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?