Udhëheqësi i Grupit Wagner të Rusisë tha se ushtrisë së tij po i dërgohet më shumë municione pas një grindjeje të ashpër me ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit privat mercenar, kishte akuzuar vazhdimisht ministrinë për privimin e trupave të tij nga predha shtesë, duke e quajtur atë një përpjekje tradhtare për të shkatërruar kompaninë. Por në një postim në Telegram sot, z. Prigozhin tha se "dërgesa e municioneve ka filluar".
"Me shumë gjasa, topi tani po rrotullohet. Deri më tani, gjithçka është në letër, por, siç na thanë, dokumentet kryesore tashmë janë nënshkruar," tha ai.
Kjo po ndodh pasi Prigozhin përshkallëzoi grindjen duke publikuar një foto të dhjetëra luftëtarëve të Grupit Wagner që ishin vrarë, duke fajësuar mungesën e municioneve për vdekjen e tyre.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim
F.D/ReportTv.al