Ministri Pandeli Majko dhe Regjisori Kastriot Cipi

Kronikë

Pas debatit me Ramën, ministri largohet, regjisori e falenderon: S’u bëre viç për lëkurë! Të presim

6 Korrik 2018, 09:10| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 09:19

  • Share

Pas votimit të projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, me 75 vota pro, lajmi se ministri i Diasporës, Pandeli Majko doli kundër Kryeministrit Edi Rama, u kthye në kryefjalën e të enjtes mbrëma.

Majko nuk votoi në seancën e djeshme, ndërsa Report Tv solli pamjet e momentit të replikave mes tyre.

Është regjisori Kastriot Çipi, një nga personazhet më aktivë në çështjen e Teatrit, që ka falenderuar Majkon për qëndrimin.

Çipi shkruan:

 “Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”

Pandeli Majko më pas është ngritur dhe është larguar nga salla, duke mos votuar. Në 2002 kur ishte kryeministër, Majko kundërshtoi projektin për shembjen e teatrit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?