Rike Roci dhe Eva Murati

VIP & Spektakël

Pas debatit në rrjetet sociale, Eva Murati dhe Rike Roçi përballen për herë të parë në emision

15 Korrik 2018, 17:46| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 17:55

  • Share

Një foto e postuar në një profil falco ka shkaktuar debate mes dy bukurosheve shqiptare. Në profilin falco të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, u postua një foto e Rike Roçit me mbishkrimin: Ja përse na mungon Shqipëria këtë Botëror. Kjo foto i ka ‘rënë në dorë’ moderatores sportive Eva Murati, e cila bëri një postim ironizues në Instagramin e saj.

Nuk di ta marr për kompliment apo…

Eva Murati, moderatore

(Postimi i Eva Muratit)

Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Rikja duke i thënë Evës se thjesht duhet ta marrë si kompliment dhe të kënaqet kur shikon femra të bukura dhe të mira.

(Postimi i Rike Rocit)

Mbrëmjen e djeshme të dyja ishin të ftuara në ‘Top Arena’ ku u përballën për herë të parë.

Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë.  Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave.

Eva Murati, moderatore

Ndërsa Rikja u shpreh se nuk ishte dakord me mendimin e Evës.

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?