Pas deklaratës së Biden, reagon Kremlini: Një reagim i matur nga SHBA

16 Nëntor 2022, 11:53| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 11:51

  • Share

1668193209_MoscaIlKremlino.jpeg

Kremlini ka nënvizuar pozitivisht atë që e quajti "reagim i matur" i SHBA-së ndaj lajmit për rënien e raketave në Poloni, një qëndrim "në kontrast me deklaratat" e vendeve të tjera. 

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha gjithashtu se sulmet e saj me precizion të lartë u kryen vetëm në objektiva në territorin ukrainas dhe në një distancë prej jo më pak se 35 kilometra nga kufiri me Poloninë.

Në samitin e G20 e cila po zhvillohet në Bali, Indonezi, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur pak më herët për incidentin e ndodhur në Poloni, i cili tha se raketa nuk mund të jetë lëshuar nga Rusia.


Lajmi kryesor:

Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?