Pas deklaratës së bujshme, Olsi Bylyku thumbon edhe Ledion Liçon

19 Shkurt, 08:57| Përditesimi: 19 Shkurt, 09:20

  • Share

Olsi Bylyku reagoi dje për herë të parë që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”. Ai bëri një postim të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku e quajti “Big Brother” një program “që ka fuqinë për të blerë çdo normë & vlerë në ‘kuadër të lojës’, që krijon ‘show’ për të sjellë ‘sponsor’, dhe një ‘tavë’ ku kockën e merr fituesi”.

Ai nënkuptoi se nuk pranoi “të shitej”, pasi nuk mund ta bindnin se do të bënte hite, filma, studio apo biznese, sepse këto i ka bërë pa nevojën e Big-ut.

Ai iu drejtua publikut duke i thënë:

“Mos më gjykoni nëse nuk arrij të kem emisionin që kërkova për të qenë prapë afër jush, por për fatin e mirë, edhe unë si moderatorët, ia kam arritur të kem luksin për një pauzë në televizion… Vetëm me një dallim, me ato ç’ka fitoj vetë!”

Olsi e mbylli me një frazë për Top Channel që ka qenë televizioni ku ai nisi karrierën:

“Për fat të keq, shtëpia ime e vjetër qenka restauruar!”

Mirëpo, ai nuk është mjaftuar me kaq. Pak orë më vonë, Olsi ka shkruar në Instagram Stories se profilet që kanë bërë komente negative në postimin e tij, janë po të njëjtat që bëjnë komente pozitive për Ledion Liçon si moderator të BBVIP.

“Bëhuni pak screenshot profileve që kanë komentuar negativisht te postimi im, se janë po të njëjtat në faqet e tjera që komentojnë: “Moderimi i BBV3 është më i miri se çdo vit tjetër”, -shkruan Olsi.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dena: 19/02/2024 09:36

    po topi nuk don te vleresoi luizi qe mbushi nje kamjjjjjjjon me leke prej figures se padiskutushme te tije duke thene frazen qesharake nuk di ca eshte bere ne edicjonin e kaluar nuk ke ca pret me beje vete llogarine ca eshte.luizi drite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?