Stresi dhe Megi

VIP & Spektakël

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa varësi ke?

8 Qershor 2024, 20:03| Përditesimi: 8 Qershor 2024, 20:14

  • Share

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.

Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.

Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?