Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për Report TV: NATO të shtojë trupat, duhet ta sigurojë Ballkanin Perëndimor që të mos ketë luftë

21 Nëntor 2023, 13:15| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 13:48

  • Share

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një lidhje Skype në emisionin “Shqipëria Live” në Report TV, ka folur rreth deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për normalizimin e marrëdhënvieve Kosovë-Serbi. Ai tha se BE, SHBA dhe NATO janë të përcaktuara për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, e cila nënkupton edhe themelimin e Asosacionit lidhur me komunën serbe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

"Ditën e djeshme unë kam bërë një deklaratë më të njëjtin qëllim si Stoltenberg. Të gjithë pa përjashtim si BE, SHBA dhe NATO janë të përcaktuara për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, e cila nënkupton edhe themelimin e Asosacionit lidhur me komunën serbe. Mendoj se ekziston ende një tjetër përplasje në veriun e Kosovës, përsa i përket mundësisë apo pa mundësisë për të realizuar atë që Serbia e ka deklaruar publikisht që edhe e dëshmon, pra themelimi i Asosacionit. Ushtria serbe është brenda territorit të saj dhe nuk e kanë kaluar kufirin e Kosovës. Mendoj që Kosova dhe Serbia duhet të punojnë shumë së bashku për të shtensionuar situatën dhe për të krijuar një politikë të favorshme e cila mund tu krijojë një hapësirë për integrimin në BE, ku nëse vazhdojmë përplasjen me armë, asnjëra nga palët nuk mund të futet. Kurti e ka pranuar asosacionin, por nuk e kam parasysh se çfarë do të nënshkruhet tashmë. Mendoj që qeveria Kurti duhet të vazhdojë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dhe çështjet e Asosacionit ta shqyrtojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku bashkë me ndërmjetësuesit të nxirret një konkluzion që ka apo nuk ka kompentenca ekzekutive të Asosacionit", tha Haliti.

Përsa i përket kërcënimeve të Radoiçiç ndaj liderëve të opozitës, deputeti tha se ai ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se nëse ata marrin masa kundër objektit të tij në Mitrovicë, banesës dhe zyrave të tij ku qëndron edhe familja e tij, ai do të marrë masa "për të goditur pa përmendur emra politikanësh të caktuar dhe policësh".

"Ai ka kërcënuar policinë e Kosovës dhe njerëzit sipas atij bëhen pengesë për vendosjen e Asosacionit. Ai ka thënë se nëse qeveria e Kosovës merr masa kundër objektit të tij në Mitrovicë, banesës dhe zyrave të tij ku qëndron familja e tij, ai do të revoltohet dhe do të marrë masa për të goditur pa përmendur emra politikanë të caktuar dhe policë. Ky është mesazhi i tij i cili e ka dërguar përmes një individi që e ka dërguar në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës ka marrë ne mbrojtje dy politikanë PDK dhe LDK. Ai ka fonde të mëdha, ku ka pasur përfitime veçanërisht në veriun e Kosovës përmes kontrabandës dhe rrjeteve të tij. Sipas të dhënave ka një sasi të madhe në bankat e Malit të Zi, ku nuk përjashtohet edhe mundësia që të ketë edhe para të të tjerëve të cilat i ka fshehur atje , por mendoj se Radoiçiç nuk mund të veprojë nëse nuk e ka mbështetjen e qeverisë Serbe, veçanërisht nga Vulin dhe Vuçiç. Ai është koncentruar dhe po mbledh simpantizantët e tij, ku po deklarohen se ata do të shkojnë dhe do të zhvillojnë luftën kundër policisë, e cila ka zaptuar veriun e Kosovës dhe nuk po lejojnë për ta themeluar Asosacionin. Rreziku që po përmendet shumë nga politikanët në Kosovë për një luftë në Ballkan të organizuar nga Rusia, unë jam skeptik që mund të ndodhë, ashtu siç jam skeptik që mund të sulmojë ushtarakisht Serbia sepse kjo e fundit nuk ka njeri për ta sulmuar Kosovën përderisha është e mbrojtur nga NATO", tha Haliti.

Përsa i përket deklaratës së NATO-s, i cili po mendon të shtojë praninë e trupave të saj në Kosovë, ai tha se Kosova është investim i NATO-s, prandaj kjo e fundit duhet ta sigurojë Ballkanin Perëndimor që të mos ketë luftë. Dhe se NATO duhet të dërgojë forcat e saj aq sa ka nevojë Ballkani dhe të jetë një "bazë ushtarake e koncentruar në Kosovë për ta ruajtur paqen në Ballkan".

"Për mua trupat e NATO-s duhet të shtohen më shumë seç janë sepse Kosova është investim i NATO-s, prandaj kjo e fundit duhet ta sigurojë Ballkanin Perëndimor që të mos ketë luftë. Janë dy arsye qe mund të lindë nevoja mbi bazën e marrëveshjeve të cilat janë përmendur disa herë që të vendoet nbjë regjim në Veriun e Kosovës, i cili garanton funksionimin e Asosacionit edhe nëse Kosova nuk është dakord. Mendoj se Kosova do ishte mirë që të kishte statusin e Islandës, e cila kjo e fundit është anëtare e NATO-s dhe nuk është shtet militrist, që nuk ka ushtri të vetën. NATO duhet të sjellë forcat e saj aq sa ka nevojë Ballkani dhe të jetë një bazë ushtarake e koncentruar në Kosovë për ta ruajtur paqen në Ballkan".

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?