Bajram Begaj

Politikë

Pas dekretimit nga Presidenti Begaj, ligji për Buxhetin e Shtetit botohet në fletoren zyrtare! Ja kur hyn në fuqi

19 Dhjetor 2024, 18:51| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 19:33

  • Share

Pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare.

Ky ligj do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria, prej rreth 8.2 miliardë euro.

Mazhoranca ka thënë se ky buxhet do ta ndihmojë vendin në rrugën e zhvillimit, duke përmirësuar sektorët kryesorë të ekonomisë.

Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar ligjin për Buxhetin 2025 para se ai të miratohej në Kuvend, duke pretenduar se nuk parashikon një ndarje të drejtë për të gjitha grupet e interesit në vendin tonë.

Sipas tyre të vetëm që do të përfitojnë nga ky buxhet është elita e vendit dhe jo populli.

 

 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?