Ervin Salianji vetëm pak momente pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, është parë me automjetin e tij tip Range Rover përballë ambienteve të DVP Tiranë.
Pak minuta pasi prokurori i Apelit Arben Qose mori vendimin e shkurtuar të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm të Apelit, ia dërgon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës dhe sektori i ekzekutimeve të vendimeve bën menjeherë ekzekutimin.
Në videon e siguruar nga Report Tv duket Salianji teksa kalon aty dhe më pas është larguar pa dalë nga makina. Salianji më pas me makinë u largua drejt selisë së PD-së.
Lajmi kryesor:
Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)
G.K//ReportTv.al