Ardian Hajdari

Pas dënimit të Luan Dacit, një tjetër anëtar i KPA merret nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh

26 Janar 2022, 11:36| Përditesimi: 26 Janar 2022, 11:41

  • Share

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) ka marrë nën hetim anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Burime SPAK konfirmojnë nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

I njëjti kallëzim është bërë edhe për i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë ka marrë dënimin nga GJKKOO dhe më pas u shkarkua nga detyra. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit.

Denoncimi për Ardian Hajdarin

Ish -prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari, ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla, të cilët janë shkarkuar nga detyra gjatë procesit të rivlerësimit, kanë kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anntikorrupsion jo vetëm Luan Dacin por edhe Ardian Hajdarin për falsifikim dokumentesh me qëllim që të zgjidhej në Komisionet e Rivlerësimit.

Sipas tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite pasiu përvoja tjetër profesionale si jurist në Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës nuk përfshihet në grupin e profesioneve të parashikuara në ligj.

Denoncuesit pretendojnë se Hajdari ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite, në një kohë kur ai nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte profesionin e avokatit.

Denoncuesit e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës.

Më herët, sipas të njëjtëve ai nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore para kësaj periudhe dhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit. Gjithashtu Hajdari është paditur për veprën penale, “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas denoncuesve, Hajdari nuk ka deklaruar fare të ardhura gjatë vitit 2017, ndërkohë që gjatë intervistimit në Kuvend, në cilësinë e avokatit, ka thënë se ka përfaqësuar dhe mbrojtur një numër shumë të lartë çështjesh gjyqësore.

“Krijohen dyshime se ai ka krijuar të ardhura nga avokatia gjatë vitit 2017, por nuk i ka deklaruar në tatime dhe, si rrjedhim, nuk i ka deklaruar as në deklaratën e tij të pasurisë”, pretendojnë denoncuesit të cilët shtrojnë pyetje se si janë përballuar prej tij shpenzimet për jetesë dhe si janë paguar taksat fikse të ushtrimit të aktivitetit të tij”, thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?