TIRANË- Këshilli i Bashkimit Europian i ka konsideruar fushatë disinfromuese dhe shpifje, akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, të mbërritura deri në SPAK. Në një deklaratë, zëdhënësi kryesor për punët e Jashtme, Peter Stano thotë se akuzat janë të pabazuara në prova, ndërsa shton se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca. BE ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri më tani nga diplomati europian duke thënë se po punon për interesat e BE, si edhe të shtetasve shqiptarë.
"Ka një fushatë kundër ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe duhet të theksojë se deklaratat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kundër Sorecës janë të pabazuara dhe shpifje. Liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca dhe ka mbështetjen maksimale nga ne për punën e mirë që ka bërë për interesin e BE-së, për marrëdhënien e Shqipërisë me BE dhe për interesin e marrëdhënieve të shqiptarëve. Ne vijojmë që të mbështesim Reformën në Drejtësi dhe ftojmë të gjithë aktorët që të mbështesin implementimin e kësaj reforme", tha Stano në deklaratën për mediat.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pak ditë më parë ka dalë dhe ka hedhur një lum akuzash ndaj ambasadorit Luigi Soreca. Ishte Përfaqësuesja e Aleancës së Teatrit, Ardiana Kalaja e cila e ka akuzuar diplomanti se ka ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Këto akuza të rënda, Kalaja i ka bazuar në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese e kanë parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Për këtë pretendim ka pasur më herët edhe reagim nga ana e delegacionit të BE-së duke saktësuar se Soreca është takuar me Vitore Tushën më 16 qershor, takim që ka qenë i njoftuar dhe i përcaktuar me kohë dhe se nuk është folur për asnjë moment për teatrin, por për ecurinë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve.
Madje, Aleanca i ka dërguar edhe një kërkesë zyrtare ministrisë së JashTme dhe presidentit Ilir Meta që Soreca të shpallej "Non Grada", një term i shkruar gabim nga ana e tyre, pasi shkruhet "Non Grata" me "T" dhe jo me "D". Mes gafave në terma, Aleanca në denoncimin e tyre në SPAK kanë dhënë edhe argumente qesharake, ku takimin me vajzën e re nga Përmeti që shprehu dëshirën për t'u bërë prokurore me Sorencën në zyrën e tij, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrin e kanë cilësuar si "shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor". Një veprim i tillë, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ul besueshmërinë e ambasadorit në sytë e publikut pasi sipas tyre kërkoi që ta punësojë në sistemin e Drejtësisë.
Padia e Aleancës për Teatrin, gjithashtu është nul edhe nga pikëpamja ligjore, pasi sipas ligjit ndërkombëtar ambasadori Soreca dhe zyra e delegacionit të BE në vendin tonë, kanë imunitet diplomatik dhe nuk mund të hetohen nga institucionet shqiptare.
Pasi u denoncua në SPAK nga Aleanca për Teatrin, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka marrë mbështetjen jo vetëm nga eprorët e tij në Bruksel por edhe nga Tirana zyrtare.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.
"Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin e Shqipërisë, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar", ka shkruar Xhaçka.
Nuk e kuptoj dot pse duhen marre seriozisht ca idiote
PërgjigjuTani Adriana ta marre kallzimin, ta beje kaush dhe ta fusi mu ne bythe (meqe e ka kanalin gati)
Përgjigju