Pas denoncimit nga Report Tv për ndotjen e lumenjve me mbetje spitalore, Prokuroria nis hetimet! Shkresë pushtetit lokal: Kush i ndoti, përse s'pastrohen?

11 Maj 2020, 14:30| Përditesimi: 11 Maj 2020, 16:09

  • Share

TIRANË- Pas kronikave denoncuese në Report Tv se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastik dhe inerte prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kërkon me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje.

Kush i ka hedhur mbetjet? Sa herë janë kontrolluar lumenjtë? Përse nuk janë pastruar sipas pamjeve të transmetuara në media? Janë këto pyetjet e prokurorisë drejtuar zyrave të pushtetit lokal në të cilat kalojnë këto lumenj.

Report Tv prej ditësh ka ndjekur situatën e ndotjes së lumenjve ku edhe pse është paralajmëruar një mega-operacion nga Ministria e Brendshme ende s'ka asnjë veprim konkret në terren për të nisur nga pastrimi.

Veç plastikës që dominon në këto basene, nuk mungojnë mbetjet spitalore dhe ato inerte si në basenet e këtyre lumenjve ashtu edhe në grykëderdhjen e Adriatikut, në plazhin Adriatik dhe kepin e Rodonit.

Ky hetim vjen pas kronikave të transmetuara prej disa ditësh në Report Tv, situatë të cilën ne po e ndjekim prej ditësh. Prokuroria e Tiranës ka angazhuar dy prokurorë dhe katër oficerë të policisë gjyqësore për ndjekjen e kësaj situate.

Më herët, Report Tv zbardhi raportin se si përgjatë një viti s'kishte asnjë hetim apo procedim penal për trajtimin e mbetjeve përfshi dhe ato spitalore të hedhura në basenet e lumenjve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 11/05/2020 15:56

    Po inspektori i mjedisit te bashkise, po inspetori i policise rendit i zones kane mare coke ne fund te muajit nga firma pastrimit. Po kryetari bashkise ka mare coke , perse rri ne zyre apo vetem te mare coke nga firma ne fund te cdo urdherxhirimi qe mer firma ne fund te muajit.

    Përgjigju
  • Laert: 11/05/2020 15:43

    Zehni Demo, pronar i Viola green shpk eshte babai i kryetar te bashkise se beratit, Ervin Demos.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?