LUSHNJE- Zëri i qytetarëve i përcjellë nga Report Tv për ndotjen që i sillte fabrika e peshkut fshatit Allprenaj të Lushnjes nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Një ditë pas kronikës së Report Tv, Inspektorati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur fabrikën e peshkut "Nettuno SHPK", e cila mbetjet i derdhte në kanalin vaditës që kalon pranë shtëpive. Gjoba është në vlerën e 2 mln lekë.
"Operacion kundër krimeve mjedisore në territorin e bashkisë Lushnje. IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje.
Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë. Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer", thuhet mes të tjerave në njoftim.
Kjo fabrikë ishte kthyer në një shqetësim serioz për banorët, të cilët thanë se e kishin të pamundur që të rrinin në shtëpitë e tyre për shkak të aromës së keqe që vinte.
Hahahaha, ky paska dasht me çel fabrike peshkut pa bekimin e Luces? Hahahahaha
PërgjigjuTe ndeshkohet edhe kush ka firmosur,per nisjen e punes ,ne kete subjekt pa sandarte:
Përgjigju