Pas dhunoi dhe kërcënoi me jetë Arbenitën, Fero kërkon falje: E dua gruan time akoma më shumë

2 Shtator 2023, 10:28| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 10:30

  • Share

Ish-reperi Fero ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ka deklaruar se ka hequr përfundimisht dorë nga muzika, si pasojë e përkushtimit të tij në fenë islame.

Ai ka qenë i ftuar në emision “Kojshia Show”, ku ka ndarë më shumë rreth vendimit të tij, teksa ka treguar se është penduar për stilin e jetës që ka patur.

Ndërkohë që gjatë intervistës iu kërkoi falje të gjithë personave që iu ka bërë padrejtësi, Fero u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?