Edi Rama dhe një nga takimet online të komisionerëve të BE me Lulzim Bashën

Bisedat e eurokomisionerëve me Bashën, Rama: T'u thotë dikush se po ndërhyjnë në fushatë elektorale! Pres përgjigjen zyrtare të Brukselit! Përgjigjet kreu i PD-së: I habitshëm nervozizmi

23 Mars 2021, 12:58| Përditesimi: 23 Mars 2021, 16:30

  • Share

Pas disa bisedave që kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar online me komisionerë të Bashkimit Evropian, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

Rama i quan ndërhyrje në fushatë elektorale nga ana e atyre që sipas tij paguhen nga  taksat e popujve të Evropës.

"Dikush në Bruksel duhet t'u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Evropës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre", ka shkruar Rama.

Këtë reagim të Kryeministrit e ka nxitur një bisedë onlinë që kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi me Komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë,  Mariya Gabriel. Takimi ishte me përmbajtje elektorale pasi Basha prezantoi platformën e tij për arsimin online.  Basha u shpreh se platforma e PD do të përfshijë 5 gjuhë të huaja falas dhe trajnimin e dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që Basha i ka prezantuar programin e tij një zyrtari i Bashkimit Evropian. Para disa ditësh ai e bëri këtë me komisionerin e BE-së për Buxhetin, Johannes Hahn. Madje Basha mori nga ky i fundit edhe mbështetjen për planin për trajnimin e dyfishtë profesional.

 

Ora 16:26
Eurokomisionerja quan 'tryezë të rrumbullakët për Shqipërinë' bisedën me Bashën

Ndërkohë që komisionerja e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Edukimin, Sportin dhe Rininë, Mariya Gabriel, në publikimin e fjalimit në faqen zyrtare të Komisionit Evropian shkruan se ka marrë pjesë në një tavolinë të rrumbullakët  për Shqipërinë.

Por eurokomisionerja, përfaqësuese e Bullgarisë në Komision Evropian, nuk e sqaron mirë pse e quan një tryezë të rrumbullakët për Shqipërinë, ku duhet të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve për çështjen e diskutuar, një bisedë ku ka qenë vetëm ajo, Lulzim Basha dhe ekspertët e tij.

Postimi në faqen e Komisionit Evropian

 

Ora 14:15
Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi! Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën, është ajo drejt BE-së

1616405559_BASHA.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pasi kreu i qeverisë Edi Rama i quajti si ndërhyrje në fushatë takimet online të Bashës me eurokomisionerët. Basha nënvizon se i duket i habishtshëm ky reagim i Ramës, duke shtuar se ai dhe PD bashkë me shqiptarët janë të vendosur për të çuar vendin drejt BE-së.

‘I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.’- shkruan Basha.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SPAKU....: 23/03/2021 22:44

    NE DATE 25 PRILL z,lulzim basha je i thirrur ne prokurorine e posacme SPAK,,,,per te deshmuar per krime ndaj popullit shqiptar bashke me baben tuaj sali berishen:1-] vrasja e 4 protestuesve ne bulevard,,,2-]shitjen e detit tek greket,,3-]vjedhjen e fondeve ne rrugen durres--kukes,,dhe ne rrugen tirane -elbasan,,,,4-]shperthimin ne gerdec,,5-]vjedhje ne tendera ilacesh--dhe ne kesh ,,,,dhe per akuza te tjera qe mund te dalin gjate hetimeve...///

    Përgjigju
  • Endri: 23/03/2021 19:40

    Mashtruesi Lyl vetem pengese eshte bere per integrimin. Tani na perdor qokat ne KE per te krijuar idene se BE eshte me te. Hajdut ordiner, edhe kesaj here ndoc rrokun do marresh

    Përgjigju
  • Haha: 23/03/2021 18:51

    Rruga jote .. diten te besh nate... driten ta besh erresire... o kellire!

    Përgjigju
  • Berti: 23/03/2021 17:18

    Fushata nis me date 25 Mars i dashur rama! Na erdhe si perendimor ne pushtet dhe po e mbyll si anadollak. Ske ashje me pak sevai i bjellorusise, i azerbajxhanit apo dhe i turqise si lider. Je diktator, nuk e do popullin tend. Do ta sundosh jo ta qeverisesh. Europa edhe nqs do te nderhyje eshte gjeja me e mire qe mund te beje se ne pa BE do ishim thjeshte nje turme qe degjenerohej dhe sundohej nga tipa si puna jote. Dhe pertrj kesaj, fushata nis ne 25 Mars sipas Kodit zgjedhor prandaj shut the fuck up

    Përgjigju
    • Per Bertin: 23/03/2021 18:32

      Kujdes se nuk e ka mbyllur akoma! Edhe 4 vjet aty do jeti pastaj shohim

  • Jerina: 23/03/2021 17:13

    Tu thoje dikush? Po thoji ti mor zoteri, ne cilesine e Kryeministrit. Ose Mimistri i Jashtem permes nje note proteste. Nese keni nje pike dinjiteti. Por nuk besoj pasiqe jeni te gjithe ashtu, servile dhe spiune te kujdo te huaji qe u vjen per mbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?