Edmond Simoni, mjek i përgjithshëm i zonës së Gjegjanit për Report Tv bën me dije se pas disa orësh kërkimesh është gjetur edhe Ndoc Mulaj.
“Momentalisht është dhënë njoftimi se janë gjetur të 5 personat, por duhet theksuar se janë në zonë shumë e largët me borë, nuk futen makinat. Zjarrfikëset dhe ambulanca po presin në zonën e njohur si fabrika e bakrit. Të plagosur po transporten në krahë nga zona ku janë aksidentuar deri në vendin ku po pret ambulanca. Nga njoftimet që kemi marrë në telefon Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti janë në gjendje të rëndë, tre të tjerët janë mirë. Është rreth një orë rruga në këmbë për të mbërritur të plagosur tek ambulanca, e mandej do të transportohen drejt spitalit të Pukës”, tha mjeku Edmond Simoni.
Lajmi kryesor:
Rrëzohen nga mali i Munellës gazetari Alfred Lela dhe 4 të tjerë! Gjendet i vdekur pas disa orësh kërkime specialisti i turizmit Ndoc Mulaj, mori plagë në kokë
B.K./ReportTv.al