Foto ilustruese

Sociale

Pas ditëve të nxehta rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut..parashikimi i motit për sot

29 Korrik, 07:14| Përditesimi: 29 Korrik, 07:20

  • Share

Vendi ynë këtë të martë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fiilimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?