Organizata terroriste ISIS ka bërë thirrje për sulme ndaj të krishterëve në mbarë botën pas protestave të shoqëruara me djegien e librave të Kuranit në Suedi.
Në ditët e fundit, ISIS-it nisi një fushatë nxitëse duke bërë thirrje për sulme terroriste kundër të krishterëve në mbarë botën edhe nwpwrmjet telegramit apo mediave sociale. Njoftimi i fushatës ndodhi pas djegies sw Kuranit në Suedi nga Rasmus Paludan, një politikan danezo-suedez dhe udhëheqës i një partie të ekstremit të djathtë, në shenjë proteste kundër Turqisë dhe Islamit.
Një kanal Telegram i lidhur me ISIS-in publikoi postime duke bërë thirrje për sulme kundër të krishterëve në mbarë botën, duke thënë se muslimanët duhet ta shohin djegien e Kuranit si një fyerje ndaj fesë dhe ata inkurajoheshin të ‘derdhnin gjakun e autorit’. U theksua se të gjithë muslimanët duhet ta mbrojnë fenë e tyre nëse duan të shkojnë në parajsë dhe se duhet të veprojnë sipas parimit ‘masa për masë’.
Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të aktivitetit të ISIS-it në Evropë. Në vitin 2022, operativët e ISIS-it nuk kryen sulme në vendet perëndimore dhe nuk pati as sulme të frymëzuara nga ISIS. Në vitin 2021, u kryen vetëm dy sulme të frymëzuara nga ISIS.