Firmosja e kontratës me Monaco-n ka qenë shumë emocionuese për Poul Pogba. Francezi është rikthyer të jetë pjesë e një klubi futbolli 2 vite pasi rezultoi me doping. Në 2023 mesfushorit iu gjet në trup substance e DHEA-s, duke marrë fillimisht 4 vite pezullim, por pas apelimit dhe vërtetimit se nuk ishte me dashje, u ul në 18 muaj.
32-vjeçari pak ditë më parë akuzoi Juventusin, por edhe institucione të tjera se i kishin kthyer shpinën në momentin më të vështirë të karrierës. Tani Pogba, në moshën 32-vjeçare, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, teksa ai bashkë me Monaco-n shpresojnë te një shpërthim i dytë në karrierë.
Komente
