Kryesia e PD fton zyrtarisht për bisedime grupin e Rithemelimit, ngre ekipin e punës: Foltorja të anulojë Kuvendin e 30 prillit! S'tërhiqet nga kushti për Berishën, Alibeaj: I qëndrojmë vendimeve statutore

23 Mars 2022, 15:38| Përditesimi: 24 Mars 2022, 06:57

  • Share

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike, ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, me qëllim kryesor bashkimin e partisë, ndërsa ka ngritur edhe një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve dhe pret përfaqësuesit e palës tjetër.

Në qëndrimin e kryesisë së PD-së, të thirrur për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i kërkohet grupit të Rithemelimit që të ndërpresin Kuvendin Kombëtar të 30 prillit dhe të lënë menjëanë gjuhën e përçarjes. Kryesia nuk është tërhequr as nga kushti përjashtimin e Sali Berishës. Në një dalje për mediat, Alibeaj tha se vendimi i sotëm i kryesisë, i qëndron vendimeve statutore, ndrësa ai vetë, do të përcaktojë emrat përkatës të grupit të punës.

Diskutimi në mbledhjen e kryesisë nisi për dyert e blinduara në selinë blu. Ishte deputeti Helidon Bushati i cili kërkoi që për bashkimin e demokratëve, si fillim duhet të zhveshin godinën nga fortifikimi. Kjo është mbështetur edhe nga deputeti Ervin Salianji, i cili tha se duhet të tregojnë simbolikisht hapjen e partisë, ndërsa ka i ka kërkuar Alibeajt që të thërrasë Këshillin Kombëtar të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur, duke u shprehur se dyert kanë qenë të hapura, dhe ka shtuar se duhet të dalin me një mesazh për bashkimin e PD-së.

Nga ana tjetër deputeti, Xhelal Mziu, siç raporton gazetarja e Report Tv Danjela Maloku, ka thënë se zgjidhja në PD duhet të vijë nga mbledhja e një komisioni të përbashkët me 'Foltoren', dhe se ky grup të garantojë se nuk ka vend për triumfalizëm ndërmjet dy palëve. Ndërsa deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës. Alizoti kërkoi shfuqizimin e përjashtimeve dhe pezullimeve të demokratëve si dhe ç'blindimin e PD.

Lulzim Basha dha dorëheqjen më 21 mars si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjërën nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërsa Berisha nga ana tjetër duket më i vendosur se kurrë që të rimarrë sërish drejtimin e PD.

Ora 22:46
PD nuk tërhiqet për kushtin mbi Berishën, Alibeaj: I qëndrojmë vendimeve statutore

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për gazetarët tha se prej kohësh duhet bashkimin për të mirën e demokratëve dhe pse jo për të hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Duke u ndalur tek Berisha, Alibeaj u shpreh se nuk do të tërhiqet nga vendimet statutore, pra nga përjashtimi i Sali Berishës.

'Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes në nivelin e përgjegjësisë. Pse jo, me këtë lloj sensi përgjegjësia, është një nga synimet e kërkuara, prej kaq kohësh, bashkimin për të mirën e demokratëve dhe pse jo për të hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Duhet që me mirëkuptim që të ecim para. Vendimi i sotëm tregon gjithçka dhe vlerat statutore. Është një hap i parë drejt negociatës. Duhet një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë.'- tha Alibeaj.

Ora 22:24
Përfundon mbledhja e PD-së, zbardhet qëndrimi i kryesisë: Grupi i Rithemelimit të anulojë Kuvendin Kombëtar të 30 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa është zbardhur edhe qëndrimi i kryesisë.

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.

3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.

Ora 22:20
Mbledhja e kryesisë Salianji: S'ka bashkim ndërmjet demokratëve me ultimatume, në PD të gjithë kemi përjashtuar njëri-tjetrin

 

Deputeti Ervin Salianji tha se nuk mund të ketë negociata me ultimatume, ndërsa u shpreh duhet të ulen dhe të diskutojnë për tu bashkuar.

'Është momenti për të reflektuar, dhe kushdo që ka ambicie të bëjë një hap pas. Besoj se do të arrihet në konkluzion për ti hapur rrugë negociatave për të bashkuar PD-në. Nuk duhet të vendosim ultimatume. Nuk pati propozime për emra konkretë dhe as vendosje për emra. Këtu të gjithë e kanë përjashtuar njëri tjetrin, të ulemi dhe të diskutojmë. Ne na bashkojnë shumë më shumë gjëra se na ndajnë.'- tha Salianji.

Ora 21:10
Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e Berishës në PD: Të shfuqizohen aktet e përjashtimit për demokratët dhe të ç'blindohet selia e partisë, kjo na çon në bashkim

Tomorr Alizoti kërkon rikthimin  e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Ai kërkon shfuqizimin e përjashtimeve dhe pezullimeve të demokratëve dhe ç'blindimin e PD.

"PD të shkojë në bashkim nuk duhet të shkojë me fjalë  por me akte politike, por shfuqizimi i akteve të përjashtimit të të gjithë demokratëve dhe ç'blindimi  i PD. Këto janë disa simbolike që afrojnë demokratë dhe të unifikohemi si parti, ne nuk shmangim dot asnjë kandidat nëpërmjet deklaratave. Duhet një garë e brendshme në PD", tha Alizoti.

Ora 20:39
Tensione me tone të larta në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Gjana përplaset me Bushatin për dyert e blinduara: S'të shkon ky propozim! Deputeti: Mos më përmend familjen

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është shoqëruar edhe me debate të forta. Debati ka ndodhur mes deputetit Helidon Bushatit dhe Jemin Gjanës, pasi ky i fundit i ka kërkuar deputetit që mos të merret me gjëra të vogla, siç janë dyert sipas tij, por të diskutojë për gjëra më të rëndësishme.

Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjera me të rëndësishme.

Bushati: Mos me cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd, por mos me cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Ora 20:31
Salianji-Alibeajt: Duhet të thërrisni këshillin kombëtar të PD-së! Përplaset me Bardhin për dyert e hekuri: Janë të shpifura

Deputeti Ervin Salianji në mbledhjen e kryesisë, i ka kërkuar deputeti Enkelejd Alibeajt që të thërrasë Këshillin Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Ndërkohë që është përplasur edhe me Gazment Bardhin për dyert e blinduara në PD, pasi ka kërkuar që të hiqen dhe të tregojnë simbolikisht hapjen e partisë. Por Bardhi ka deklaruar se dyert janë të hapura.

Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Keshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.

Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë.

Gazment Bardhi: Dyert janë të hapur

Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dore ta shpifin, t'i heqim

Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S'ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Se dyti per zgjedhjet e vitit 2023. Ështe propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palet, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.

Ora 20:08
Mbledhja e kryesisë së PD-së, Jemin Gjana: Do të mbajmë qëndrimin e 9 shtatorit, apo ka skenare të tjera? I përgjigjet Alibeaj

Kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjana, në mbledhjen e kryesisë, ka kërkuar që partia të t'u kthehet qëndrimeve të mëparshme, të 9 shtatorit, ku Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pasi u shpall 'non grata' , Kuvendit të 18 dhjetorit si dhe të 8 janarit. Sipas Gjanës, duhet të vendoset nëse do të mbahen apo do të rrëzohen.

Jemin Gjana: Qendrimi im përfundimtar në këtë mbledhje është ky: t'u kthehemi qendrimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T'i mbajmë ose t'i rrëzojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjera.

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

Ora 19:30
Zbardhet kërkesa e Bushatit në mbledhjen e kryesisë: Të zhveshim godinën e PD-së nga fortifikimi dhe dyert e blinduara! Mziu: Të krijojmë një komision të përbashkët me Foltoren

Deputeti Helidon Bushati në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ka kërkuar që për bashkimin e demokratëve, si fillim duhet të zhveshin godinën nga fortifikimi dhe të hiqen dyert e blinduara. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bushati kë deklaruar se vetëm të bashkuar mund të jenë të fortë dhe garues. Nga ana tjetër deputeti, Xhelal Mziu thotë se zgjidhja në PD duhet të vijë nga mbledhja e një komisioni të përbashkët me 'Foltoren', dhe se ky grup të garantojë se nuk ka vend për triumfalizëm ndërmjet dy palëve.

'Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorike, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim te të gjithë flukseve.  Si sinjal të parë unë propozoi dhe do dëshiroja që ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë të rikthimit në normalitet. Vetëm e bashkuar do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minut kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shumë afër. Prandaj të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet të tregojmë pjekuri.'- ka thënë Bushati.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga dekretimet ku duhet të ecën partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e metejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati- Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerave tona politike. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu- Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kemi zgjedhjet 2023 në eforizëm, do të ishte vrastare për PD-në. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaquësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 24/03/2022 09:22

    NE VEND QE TE SHKONI E TI KERKONI FALJE PD DHE TE LUFTONI PER BASHKIM JU AKOMA VINI KUSHTE SIKUR JENI SUPERFUQI ! JU JENI FUNDERRINAT E PD ,JENI SI AJO SHPREHJA POPULLORE QE TE ZGJAT TJETRI DOREN DHE JU I MERNI KRAHUN.

    Përgjigju
  • genti: 23/03/2022 21:17

    partia me qesharake ne planet ....

    Përgjigju
  • katunari: 23/03/2022 20:06

    Nje ish minister si Alibeaj me vllain hajdut per vjedhje me arme me identitet Policie ….. me kete po loz lulzim Basha.

    Përgjigju
  • Loni: 23/03/2022 16:41

    Asgje e re nuk do rezultoje nga kjo mbledhje. Enkeledi eshte Basha nr.2. Do vazhdoje te njejten linje te Bashes se ai eshte kukull. Qellimi i kesaj pakice qe ka uzurpuar seline dhe vulen, eshte shkaterrimi i PD. Si mund te bashkojne keta PD kur nderkohe kane mbeshtetur fuqishem Bashen ne veprimet e tij qe cuan ne percarjen e PD? Eshte fundi i PD ku ka arritur qe te drejtohet nga Enkeledi, Gazi, Grida dhe Salianji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?