Ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt

Bota

Pas dorëheqjes së Boris Johnson shikoni kush emërohet minister i Jashtëm i Britanisë

10 Korrik 2018, 00:28| Përditesimi: 10 Korrik 2018, 00:33

  • Share

Ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua sot në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme, emërimi vjen pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Boris Johnson në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për një marrëdhënie tregtare të ngushtë me Bashkimin Europian.

“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin e Jeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e kryeministres Theresa May në një komunikatë.

Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?