Eduart Merkaj është emëruar drejtues i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Merkaj merr detyrën pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, në korrik të këtij viti.
Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë Drejtor i Policisë Kriminale dhe Kufirit e Migracionit deri në vitin 2022, në DPPSH.
Florjan Sulejmani fillimisht u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pas një hetimi të nisur në ngarkim të tij i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.
Komente

E keni dhjere komplet
Përgjigju