Pas dorëheqjes së Isa Mustafës çfarë po ndodh me LDK?

16 Shkurt 2021, 15:51| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 18:07

  • Share

Humbja e thellë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit dhe kalimi i LDK-së si forcë e tretë , coi kryetarin e saj Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët por edhe anëtarët tjerë të kryesisë të dorëheqin nga pozitat e tyre. Pas 60 ditësh, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedhë kryesinë e re, nënkryetarët, sekretarin si dhe kryetarin e partisë, post për të cilin tashmë kanë nisur të përmenden disa emra.

Përveç Mustafës kush e dha dorëheqjen nga struktura udhëheqëse e LDK-së?

Isa Mustafa nuk është i vetmi që dha dorëheqjen, pas rezultateve zhgënjyese, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, janë dorëhequr gjithashtu. Megjithatë ka njoftime të shumta edhe për dorëheqjen në bazë.

Kush mund të jetë pasardhësi i Mustafës?

Nuk ka ende një emër të saktë për atë që mund të jetë kreu i arrdshëm i LDK-së , pasi e vetmja rivale e mundshme deri vitin e kaluar konsiderohej Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 Shkurtit ishte pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Tre janë emrat që po lakohen gjerësisht në media si pauses të Mustafës, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Çfarë reagimesh ka shkaktuar dorëheqja e Mustafës?

Dorëheqja e Mustafës është konsideruar e vonë nga partitë politike, veçanërisht nga disa anëtarë aktivë të partisë. Gara për kruen e partisë në 2010 , ku pati një çarje të parë mes grupit që mbështeste ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe më pas një skenar i ngjashëm u përserit me Vjosa Osmanin, e cila edhe pse u rendit e para në zgjedhjet e 2019, u detyrua të largohej nga LDK-ja.

Çfarë pritet të ndodhë në LDK?

Nga partia më e votuar në Kosovë, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç se është radhitur e treta, po ashtu ka dalë me një humbje të thellë e diferencë të madhe nga subjekti i parë, Lëvizja Vetëvendosje. Por megjithatë partia që nga arrdhja në krye të Isa Mustafës, nuk është rënditur në asnjë moment e para, në 2010-të ky subjekt kishte dalë i dyti pas PDK-së . Në vitin 2014-të, LDK-ja ishte radhitur përsëri e dyta në zgjedhje . Në 2017 pësoi rënie të dukshme duke u rendit e treta . Me kandidate për kryeministre, Vjosa Osmanin, LDK-ja arriti që të dalë në përqindjen më të madhe në 10 vitet e fundit. Duke u radhitur në vend të dytë pas LVV-së së Albin Kurtit. Por largimi i Osmanit dhe mbështetësve të saj e futi partinë në një krizë të thellë, duke treguar edhe njëherë nevojë për ndryshim. Pas humbjes edhe në fshatin Cercë të komunës së Istogut, vendlindjes së liderit shpirtëror dhe ish- presidentin Ibrahim Rugovë, e gjithë kjo perceptohet si një thirrje për reformim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?