Pas dorëheqjes së Lleshajt/ Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm! Milva Ekonomi, ministre e Bujqësisë

16 Dhjetor 2020, 14:10| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 18:31

  • Share

TIRANË- Kryeministri Rama ka njoftuar sot emrin e ministrit të ri të Brendshëm. Kryeministri thotë se vendin e Sandër Lleshajt, i dorëhequr nga detyra pas vrasjes së Klodian Rashës do ta zërë Bledi Çuçi, aktualisht ministër i Bujqësisë. Rama njofton gjithashtu se në vend të Çuçit te 'Bujqësia' do të jetë Milva Ekonomi.

"Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë", shkruan Rama në Twitter.

Ky vendim i Kryeministrit Rama vjen pasi njoftoi para një jave se pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e vlerësuar atë për sensin e përgjegjësisë qytetare.

Sandër Lleshaj u emërua ministër i Brendshëm në tetor të vitit 2018, pas dorëheqjes së ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Ai më parë kishte mbajtur për 5 vite detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.

Kush është Bledi Çuçi
Bledi Çuçi, i propozuar nga Kryeministri si ministri i ri i Punëve të Brendshme, deri më tani ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej janarit 2019.  Ai ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama.

Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS.

Kush është Milva Ekonomi
Milva Ekonomi, e cila pritet të jetë ministrja e re e Bujqësisë në vend, ka lindur më 3 dhjetor 1962. Ajo është diplomuar për Financё Kontabilitet në Universitetin  "Aleksandёr Xhuvani" në Elbasan.

Në vitin 2016 ajo mori postin e ministres së Ekonomisë. Para se të merre drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm Ikonomi ishte zv. ministre e Shëndetësisë.

Ajo njihet edhe për drejtimin prej 10 vitesh të Institutit të Statistikave.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyetje: 17/12/2020 12:50

    Dakord qe Cuci ka kryer masterin ne 1998 por deri ne 2013 cfare pune ka kryer???? Ikonomi ka qene drejtoreshe e Instat per 10 vite po Cuci cfare ka bere 15 vite????????

    Përgjigju
  • Iris: 17/12/2020 01:25

    Cuci ka mbaruar per drejtesi ,kurse masterin per menaxhim ?! Sikur nuk ka lidhje?! Personalisht nuk me duket personi I duhur per ate post.Duhej nje njeri I forte me te kaluar te shkelqyer ne forcat e armatosura,ose nje civil ,por I ashper,i forte.Ky Cuci e ka mbiemrin e cuc duket.Te shohim si do na dale.

    Përgjigju
  • Free: 16/12/2020 20:40

    Filloi miniseriali Sezoni 22 Ep 10: Shqiptari ne boten e cudirave.

    Përgjigju
  • Meshire: 16/12/2020 17:49

    Po i leme te gjitha te tjerat, as politike as sharje asgje, vetem per dicka me vjen keq....ne shqiperine tone te mjere para 20 vitesh apo edhe 15 vitesh posti minister kishte tjeter autoritet jo vetem ne administrate por edhe ne popull. Sot ka humbur totalisht ky koncept. Dmth ti thuash nje qytetari ministri apo kryetari bashkise apo ku di une cfare, skane asnje ndjeshmeri, po fare fare, ka vetem bindje qe iken nje hajdut e mafjoz e sahanlepires e vjen dikush tjeter. Ka humbur komplet ajo figura ceremoniale. Dmth ke ministra, kryetar bashkish drejtore lloj lloj monstrash qe skane asnje lidhje me shtetin me administraten me kulturen me reputacionin. Nuk ngeli sharlatan e bixhozci apo trafikant pa u bere deputet etj etj. Fatkeqesi kombetare. Thuaji nje socialisti nga vjen ky cuci a ca e ka emrin, ste thote dot nje fjale. Totalisht sollare.

    Përgjigju
  • Zeno: 16/12/2020 17:07

    Duket edhe kete Rama do ta heqi qafe si paraardhesit tahiri lleshi dhe cuci

    Përgjigju
  • ret: 16/12/2020 16:06

    tani jane te gjithe te sorosit, nuk ka asnje qe nuk eshte pjese e sorosit, e vivaaa qeveria soros

    Përgjigju
  • Shoku: 16/12/2020 15:54

    Iku dhe Cuci per lesh,nje tjeter kukull e Rames ne ministrine e brendeshme,gjithmone zgjedh njerez me profil te ulet ne poste kyce qe te mos atakohen nga opozita.

    Përgjigju
    • Loni: 16/12/2020 16:45

      O shoku po ska si te ndodhte tjeter... A do pushtet absolut atehere keshtu do vazhdoj situata deri sa te sensibilizohet edhe qytetari-ja e fundit e ketij kombi e te kerkoj te drejtat tona kushtetuese qe na takojne... Keshtu do vazhdoj seriali televizive edhe real...

  • Jani: 16/12/2020 15:43

    Po ku ka takat milva te bredhe arave e fushave.....

    Përgjigju
    • Jimi: 17/12/2020 14:33

      Piku nuk bredhin ministrat neper ara , agronomet punetoret makinerit , penda qeve per mbjellje etjer . Klb jani

  • Jimi: 16/12/2020 15:10

    Merrni info para publikimt perbiografit

    Përgjigju
  • Jimi: 16/12/2020 15:09

    Urime zonjes Milva , kurse ju gazetaret inf me mire zonja Milva ka mbaru ne tirane Universitetit shume kohe para se Unv i Elbasanit te hapej !

    Përgjigju
  • Xhimi: 16/12/2020 15:03

    Prsh , per zonjen Milva ja keni fut ! Pyetni pastaj botoni te dhenat

    Përgjigju
  • genua: 16/12/2020 14:59

    rroft sali berisha

    Përgjigju
  • Europa: 16/12/2020 14:45

    Ka thone keshilli europes halabaket jeni ju! Hahaha

    Përgjigju
  • Hallall: 16/12/2020 14:37

    Kulmi ska kufij, ky i vajit te palmes nese nuk e keni haruar. Besoj do jete kenaqur shume shoqja Kim dhe motra Soreca. Ta gezoni o shqiptare, figure me komike e sharlataneske nuk ka. Urime good luck.

    Përgjigju
  • beni: 16/12/2020 14:34

    te na rrojne grate qe i bejne burrat ministra

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 16/12/2020 14:33

    Ja ke fut kot o km. Ike per lesh

    Përgjigju
  • LORA: 16/12/2020 14:14

    Lajm shume i mire.

    Përgjigju
    • @ Al al: 16/12/2020 15:11

      Se ha car e kerce

    • LORA: 16/12/2020 15:07

      Sepse Konti Drakula u bo minister i mrenshem

    • Al al: 16/12/2020 14:32

      Pse?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?