Aspasjana Kongo

Pas dorëheqjes së Lorena Haxhiut, emërohet zëvendësministrja e re e Arsimit

24 Qershor 2020, 19:26| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 19:38

  • Share

Drejtoresha e Rinisë në Bashkinë e Tiranës,  Aspasjana Kongo është emëruar në postin e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga Këshilli i Ministrave.

Kjo erdhi si pasojë e dhënies së dorëheqjes së Lorena Haxhiut, menjëherë pas arrestimit  të të atit për falsifikim vizash dhe trafikim klandestinësh gjatë një hetimi mes Policisë së Shteti dhe zyrës së hetimit të Ambasadës së SHBA. Gjithashtu ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk do të lejohen të shkelin në SHBA.

Lorena Haxhiu u emërua më 13 shkurt të vitit 2019 nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv/ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës.

Aktualisht në Ministrinë e Arsimit janë tre zëvendës ministra, Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Oltion Rrumbullaku.

Ish zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?