Pas dorëheqjes së tij, lideri i grupit e quajti armik, Ish-komandanti Wagner: Nuk ka Prigozhin tjetër! Me një lider të zgjedhur nga Moska, mercenarët do të largohen

25 Gusht 2023, 11:00| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 11:03

  • Share

Ish-komandanti i grupit Wagner, Marat Gabidullin, 57-vjeç, ka folur së fundmi për Prigozhin, i cili tha se në telefonatën e fundit që kishte pasur me të në vitin 2019, nuk kishte qenë e këndshme. Kjo për arsye se ai i kishte konfirmuar largimin e tij nga Wagner, ku Prigozhin e kishte quajtur menjëherë si armikune tij pas këtij veprimi që Marat kishte ndërmarrë, raporton La Repubblica.

“Ishte viti 2019, i thashë se po largohesha nga Wagner sepse nuk e ndaja më linjën e tij. Dëgjova Yevgeny-n duke marrë frymë thellë. Që sot je armiku im personal”, ka vendosur ai. Përbuzja e tij për mua ishte si një medalje trimërie”, tha Marat.

57-vjeçari e njeh mirë grupin Wagner, kodet e saj, dhunën e ushtruar ndaj njerëzve dhe dy burrat që e drejtuan atë deri të mërkurën, Evgenij Prigozhin dhe Dimitrij Utkin. Si fillim ai luftoi në Donbass (2015-2016) pastaj në Siri, ku komandoi regjimentin mercenar kundër ISIS. Ai shkroi një libër të titulluar "Unë, komandanti i Ëagner", në të cilin ai tregoi eksperiencën e tij si komandant.

“Unë di gjithçka për ta. Dhe unë them se nuk ka dy figura të krahasueshme në Ëagner. Ndoshta mund të gjejnë një zëvendësues për Utkin, i cili dikur ishte në krye të ushtrisë. Por nuk ka Prigozhin tjetër”, tha Marat.

Një pyetje i është drejtuar atij në lidhje më lajmin e vdekjes së Prigozhin dhe Dimitrij Utkin. Duke i’u përgjigjur pyetjes, ai tha se pas ngjarjeve të ndodhura në muajin qershor, ku u përpoq për grusht shteti, Prigozhin ishte shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe hakmarrjeve ndaj krerëve të strukturave tregtare që punuan me të i cili më pas i eliminoi.

“Pas ngjarjeve të qershorit, përpjekja për grusht shteti, ishte një gjendje e keqe për Prigozhin. Ai ishte shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe hakmarrjeve, jo aq nga Kremlini sesa nga krerët e atyre strukturave tregtare dhe shumëkombëshe që punuan me të në Afrikë, të cilët ai i eliminoi”, tha Marat.

Ai tha se Putini ka nevojë për grupin Wagner, për të vetmen arsye se ai nuk mund të bëjë pa punën e tyre që bëjnë në Afrikë, duke mbështetur regjimet, duke përfshirë komplotistët e grushtit të shtetit, për të marrë mbështetje për Rusinë në asambletë ndërkombëtare.

Marat gjithashtu tha se Putin mund të jetë bashkëpunëtor në aksidentin ajror të Prigozhin.

“Nëse ai e ka humbur plotësisht mendjen, ai mund të jetë bashkëpunëtor në atë që ndodhi. Por mos harroni se Putini ka nevojë për Wagner, ai nuk mund të bëjë pa punën që ata bëjnë për të në Afrikë, duke mbështetur regjimet, duke përfshirë komplotistët e grushtit të shtetit, për të marrë mbështetje për Rusinë në asambletë ndërkombëtare. Dhe është Putin ai që miratoi themelimin e Wagner-it vite më parë, duke shkuar aq larg sa e futi atë në makinën shtetërore. Kush mendoni se i paguan mercenarët? Pagat bazë, 2500 dollarë në muaj nëse je i punësuar në teatrot e luftës, vijnë nga buxheti i Federatës”, tha Marat.

Kremlini tashmë po mendon se si t'i zëvendësojë ato në Afrikë. Një pyetje tjetër ishte për të ardhmen e grupit Wagner, e cila do të vazhdojë apo do të ndërpritet pas vdekjes së Prigozhin.

Ai tha: “Jo, por e ardhmja për ta është bërë vërtet e pasigurt”.

Një pyetje tjetër ishte se a besonte se “muzikantët” mund të reagonin me veprime ushtarake kundër qeverisë ruse? Ai tha se ata janë shumë të dobët dhe e kanë të pamundur për një tjetër grusht shteti siç ndodhi në qershor. Gjithashtu shtoi se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë është e gabuar dhe kriminale. Ai tha se ditët në vijim do të jenë të qeta për arsye se ata akoma nuk e dinë se kush do të jetë në krye të grupit Wagner pas vdekjes së Prigozhin.

“Një tjetër grusht shteti si në qershor? E pamundur. Ata janë më të dobët se atëherë, pa armë dhe pa dhomë kontrolli. Unë kam mbajtur disa kontakte, edhe pse me shumë vështirësi dhe nuk kam asgjë për të ndarë me ta, sepse për mua ndërhyrja në Ukrainë është e gabuar dhe kriminale. Ditët në vijim do të qëndrojnë të qeta, edhe sepse nuk dinë ku të shkojnë. Pas fazës së parë, gjithçka do të varet nga kë do të vendosin në krye të brigadës”, tha Marat.

Pyetja tjetër ishte se çfarë skenari mund të parashikonte tani e tutje pas këtyre ngjarjeve. Ai tha se nëse Moska do vendosë një general nga Ministria e Mbrojtjes Shoigu, grupi Ëagner do të shpërbëhet, për arsye se mercenarët do të shkojnë në shtëpi ose do të shpërndahen në grupe të tjera ushtarake dhe paraushtarake.

“Nëse në Moskë duan të zëvendësojnë Prigozhin me ndonjë gjeneral të lidhur me ministrin e Mbrojtjes Shoigu, Wagner ka mbaruar, mercenarët do të shkojnë në shtëpi ose do të shpërndahen në grupe të tjera ushtarake dhe paraushtarake. Nëse, nga ana tjetër, dikush i aftë për të menaxhuar rënien e efikasitetit të luftës është në krye, Ëagner do të mbijetojë. Mbi të gjitha, e përsëris, në Afrikë”, tha Marat.

Pyetja tjetër është se pse e konsideron Prigozhin kaq të pazëvendësueshëm në grupin Wagner. Ai tha se Prigozhin ishte një biznesmen i aftë, duke përmirësuar grupin Wagner në çdo periudhë kohore dhe se ai ishte furnizues i Mbrojtjes dhe Universiteteve.

“Ai ishte një biznesmen shumë i aftë, i ngarkuar për të çuar përpara projektin Wagner dhe për ta përmirësuar atë. Ai menaxhoi shumëkombëshe në sektorët e ndërtimit dhe gastronomisë dhe ishte furnizues i Mbrojtjes dhe Universiteteve. Ai bëri diferencën për aftësinë e tij sipërmarrëse që e lejoi atë të mendonte madh”, tha Marat.

Ai tha se Prigozhin u përpoq të marshonte në Moskë dhe se ai nuk donte të rrëzonte qeverinë e Putinit, por ai synonte të zëvendësonte Shefin e Shtabit dhe Ministrin e Mbrojtjes, duke pasur synimin që të hynte në dhomën e kontrollit.

Prigozhin e konsideroi atë një armik personal. Por pas kësaj a kishte Marat frikë për jetën?

Ai tha: “Kodi i Wagnerit thotë se njeriu mund të dalë jashtë, për sa kohë që nuk flitet kurrë për Ëagnerin. Unë, nga ana tjetër, shkrova një libër dhe në fakt tani po flas me të nga një vend i panjohur”.

Një avion që shpërthen mbi territorin rus me stafin e Wagner në bord. Cili është mesazhi për popullin rus?

Ai tha: “Nëse një sistem shtetëror u rrëzua me zjarr kundërajror, do të thotë se të gjitha skemat janë hedhur në erë, se nuk ka më ligj dhe shtetësia e Federatës është në rrezik. Një pjesë e popullsisë do ta kuptojë këtë”.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?