Azbi Arapi

Kronikë
Top 24

Pas dorëheqjes së Arben Isarajt, ja kush vendoset në krye të Transportit Rrugor

3 Nëntor 2018, 08:23| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 08:44

  • Share

Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ardhja e Arapit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Në njoftim, bëhet e ditur skeptri profesional e ai personal i Arapit.

“Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018 postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN)”, thuhet midis të tjerash në njoftim.

Arben Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait, ndërsa Arapi, i cili është paraqitur deri më tani mjaft aktiv në radhët e Partisë Socialiste, do të trajtojë problematikat e ngjeshura në këtë institucion me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Komento

Komente

  • Berberi: 03/11/2018 10:24

    Qethjen e paskan njesoj, te qethurit nuk e dime. Koha do na e tregoje se si do na qethe ky tjetri....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?